Teknologjia - VAJRA BIMORE sh.a. "FIOL
Sh.A. “Vajra Bimore” Fier përbëhet nga këto objekte industriale:
Impianti i pranim depozitimit të farave vajore me aftësi depozituese prej 12000 m3. material konstruksion betonarme. Është i mekanizuar me aftësi transportuese prej 100 m3 në orë e ndërtuar në vitin 1990. makineri e pajisje teknollogi Hungareze. Është në gjendje pune. Gjatë kohës është shfrytëzuar për depozitim gruri.
Impianti i presimit të farës së lulediellit me aftësi përpunuese 50 ton në 24 orë farë luledielli. Është ndërtuar në vitin 1990 me teknologji Gjermano – Lindore (Firma “SKET”). Është në gjendje pune.
Impianti i ekstraktimit me tretës organikë me aftësi përpunuese 35 tonë në 24 orë, ndërtuar në vitin 1990 me teknologji Gjermano – Lindore (Firma “SKET”).
Kaldaje për prodhim avulli me prodhimtari 3 ton në orë. Presioni 10 bar me dy kalime.
Impianti i rafinimit të vajit me teknollogji klasike me kapacitet 10 ton në 24 orë.
Impianti i rafinimit të vajit i vazhduar me rrugë kimike i ndërtuar në vitin 2002 dhe i vënë në punë në vitin 2003. Teknologji Perëndimore Firma kontraktuese CMB DESMET BALLESTRA OLEO Itali. Me aftësi përpunuese 25 ton në 24 orë
Parku i rezervuarve të vajit grexho me aftësi depozituese 4400 ton si dhe rezervuarët e vajit të rafinuar materiali çelik AIS 316 me aftësi depozituese 650 tonë.
Reparti i amballazhimit dhe konfeksionimit të vajit me aftësi mbushëse 2500 shishe në orë i automatizuar, teknologji Perëndimore (ALFA-TEC, COSMA-PACK etj)
Sh.A. “Vajra Bimore” përfshin një sipërfaqe në objekt prej 4700 m2 , sipërfaqe prodhimi jashtë objekteve 10590 m2 , sipërfaqja totale 15290 m2Nga një vlerësim i bërë nga specialistë të Bankës Amerikane në vitin 2004 rezulton se kompleksi i Sh.A. “Vajra Bimore” Fier është vlerësuar me 10 000 000 USA dollarë asete të trupëzuara.Kompleksi ka në gjendje shumë të mirë teknike rrjetin inxhienerik të furnizimit me ujë; me energji elektrike; me lëndë djegëse (gaz); kanalizimet e shkarkimeve të ndryshme. Ka në gjendje të mirë rrugët e brendëshme.Sot Sh.A. “Vajra Bimore” Fier zotërohet nga një pronar i cili quhet Bajram Dine dhe që zotëron 98 % të aksioneve të kësaj firme.Sh.A. “Vajra Bimore” Fier drejtohet nga një staf i kualifikuar i cili punon me përkushtim.