Produkte

Kontakt


Vaji Ullirit - Bunec Sarandë

Vaji Ullirit Bunec 0.5 L & 1L :
Peme e familjes Oleaceae, e ka origjinen nga vendet mesdhetare, frutet e ngrenshme te se ciles jane ullinjte, ose ndryshe oleaginous.
Dobia ushqimore e kokrrave te ullirit vjen nga shija e tyre jashtzakonisht e preferuar si dhe nga perqendrimi I ulet i acideve yndyrore. I pasur me vitamina A, B, C dhe E ai has nje perdorim te gjere ne fushen kozmetike (per fytyren dhe trupin) per shkak te funksioneve te veta hidratuese. Ai ka nje veprim qetesues dhe rigjenerues mbi lekure dhe eshte perberes I mjaft produkteve farmaceutike dhe veterinare.

Kompania Vajra Bimore ju sjell shijen e pakrahasueshme te ullinjve te mbedhur me kujdes dhe kenaqesi. Siç e dime vaj i ullirit eshte i domosdoshem dhe shume i dobishem per shendetin dhe mbajtjen ne forme te trupit te njeriut. Vaji i ullirit origjinal eshte i njohur qe ne koherat e vjetra per vlerat e tij te pazevendeshueshme therapeutike dhe kozmetike.

Ekstraktet e vlefshme te vajit te ullirit i ofrojne lekures freski dhe ndjenje njomesie, rigjeneron dhe ofron butesi dhe embelsi, sidomos kur ulliri eshte rritur nje nje zone shume te favorshme per te arritur ato vlera te verteta qe ka vaji i ullirit, siç eshte zona e Bunecit. Duke u bashkuar keto cilesi te mrekullueshem te vajit te ullirit me perpunim special dhe me paisjet bashkohore te fabrikes Vajra Bimor ne Fier arrihet qe keto vlera te sillen ne menyre me te mire dhe me te sigurte ne duart tuatuaja.

Ai eshte i pershtatshme per sallaten, gatimin dhe salcen, dhe vaj i ullirit "Bunec Sarande" i ka te vendosura me se miri keto vlera. Ju do ti shijoni ato ne gatimet tuaja dhe do te ndjeni freskin e vertet te rivieres se mbrekullueshme shqiptare ne tryezen tuaj.

SPECIFIKIME TEKNIKE “VAJ ULLIRI”

I. TREGUESAT ORGANO – LEPTIK: (Vaj Ulliri)

1. Pamja në 20°C: Lëng vajor i qartë pa depozitime.
2. Ngjyra: E verdhë, e lehtë.
3. Era dhe shija: E mirë, karakteristike e vajit të ullirit,
pa shije dhe erë të huaj.

II. TREGUESAT FIZIKO – KIMIK:

1. Aciditeti i shprehur në acid oleik % 0.5
2. Dëndësia relative në 20 grad 0.916
3. Lageshtia dhe lendët flurore në 105°C % 0.2
4. Numri I sapunifikimit në mg KOH/g vaj 190
5. Lëndët e patretshme në eter ose benzol % 0.15
6. Lëndët e pasapunifikueshme % 1%


Vaji Luledielli i Rafinuar - FIOL

Luledielli eshte bime e familjes Asteraceae, me origjine prej Amerikes se Veriut. Vaji nxirret nga farat e saj te cilat permbajne rreth 40% deri 60% vaj.

Interesi mbi vajin e lulediellit qendron mbi faktin e perberjes se tij prej acidit linoleik. Ai perdoret ne industrine ushqimore (vaj sallate, ereza, skuqje dhe gatime te tjera). Ne industrine kozmetike ai eshte i njohur per efektet e tij hidratuese dhe rigjeneruese. Ne industrine farmaceutike ai perdoret per trajtimet e kolesterolit  dhe arterioskleroze

SPECIFIKIME TEKNIKE - “VAJ LULEDIELLI I RAFINUAR”

I. ORIGJINA - - - Vaj Luledielli

II. TREGUESAT ORGANO – LEPTIK: (Vaj Luledielli i Rafinuar)

1. Pamja në 20°C: Lëng vajor i qartë pa depozitime.
2. Ngjyra: E verdhë, e lehtë.
3. Era dhe shija: E mirë, karakteristike e vajit të rafinuar,
pa shije dhe erë të huaj.

III. TREGUESAT FIZIKO – KIMIK:

1. Aciditeti i shprehur në acid oleik % 0.2g/100 g vaj
2. Dëndësia relative në 20 grad 0.918
3. Lageshtia dhe lendët flurore në 105°C % 0.2
4. Numri I sapunifikimit në mg KOH/g vaj 190
5. Numri i jodit sipas Hanusit 125
6. Lëndët e patretshme në eter ose benzol % 0.04
7. Përmbajtja e sapunëve në % 0.005
8. Lëndët e pasapunifikueshme % 10g/kg
9. Peroksidet MEK / KG 10 mek O2 aktiv/kg vaj
10. Treguesi i rafraksionit 1.464
11. Permbajtja e mikroelementave, mg/kg vaj :

* Hekur.......1.5
* Bakër........0.1
* Plumb.......0.1
* Arsenik.....0.1

Kjo fletë analize është konform standartit STAZH 203-2003


Buka - BASHA

Mbi bazën e privatizimit të ish ndërmarrjes prodhimit bukës Fier, u krijua firma private BASHA me pronar z.Barjam Dine e cila e filloi nga aktiviteti I prodhimit dhe shpërndarjes bukës në 6 Shkurt 1993.
Kjo firmëm është krijuar si shoqëri e përbashkët Sh.p.k në bazë të vendimit gjykatës nr: 9203 datë 08.02.1993 nr license 1000100.
Firma zë një sipërfaqe prje 4000 m2 dhe ka të gjitha asetet si furra, magazine të lëndës parë, produktit gatëshëm, laborator etj.

Firma përbëhet nga 10 furra pjekje me gas, furra tradicionale me kapacitet 200 cop bukë me pesh 1.5 kg. Sid dhe 2 furra pjekje me korent për asortimente të vogla. Sot shfrytëzohet rreth 40% e kapacitetit prodhues. Punohet në sistemin 2 turne, ka një personel për prodhimin e shpërndarjen rreth 50 veta. Realizon një xhiro vjetore prej 100 000 000 lek. Prodhon 4 lloje bukësh si dhe asortimente të ndryshme.
Mbulon me prodhimin e saj rreth 70% të nevojave të qytetit Fierit. Buka është e një cilësie më të mirë për shkak të teknologjis kushteve të pjekjes, cilësis së lëndës parë të përdorur si dhe eksperiencës së madhe të specialistëve të prodhimit.



Sheqer e oriz “LEDOR”

Jane dy produktet me te reja te ambalazhuara nga kompania Fiol.

Nje ambalazh I lehte e mjaft I pershtatshem ,ruan vlerat e tyre, duke sjelle tek konsumatori dy produkte sa cilesore aq dhe te shendetshme .

 



Lëng domate “FIOL”

Nga domate te freskta e te sapombledhura,kompania Fiol sjell nje salce te mrekullueshme,produkt 100% vendas, qe I jep nje shije unike gatimit.

Fermeret qe kultivojne domatet bio,ekspertet e prodhimit te kompletuar,tekniket profesioniste te paketimit dhe pajisjet me bashkohore te kompanise garantojne cilesine me te larte te ketij produkti .


© 2007 Të gjitha të drejtat e rezervuara. VAJRA BIMORE sh.a. "FIOL" Fier -Albania.
Home - Historiku - Produkte - Galeria - Teknologjia - Partneret - Kontakt
Built by BalkanHost.com