Produkte

Kontakt


Historiku - VAJRA BIMORE sh.a. "FIOL"

Sh.A. “Vajra Bimore” Fier është krijuar mbi bazën e privatizimit të ish ndërmarjes ushqimore Fier në fushën e përpunimit të lëndëve paravajore dhe vajrave, me vendim të gjykatës nr. 12663 datë 30/01/1999 me nr. liçense 1000574, NIPT J82916436O për  “Prodhim e tregtim vajra ushqimore, ushqime blektorale tregti import eksport mallra të ndryshëm”.
Trashëguam reparte e magazina ku nuk prodhohej asgjë. Ekzistonte infrastuktura rrugore për lidhje midis reparteve e magazinave, furnizimi me energji, ujë, rrjeti i kanalizimeve dhe shkarkimeve por të amortizuara.

Personeli administrativ dhe inxhiniero teknik hartoi planin e zhvillimit të shoqëris hap pas hapi si blerja e kaldajës për prodhim avulli. Përshtatja dhe adoptimi i disa makinerive për të bërë rafinimin e vajit ushqimor grexho që importonim për të bërë të mundur sigurimin e mjeteve financiare për mbajtjen dhe ekzistencën e firmës si dhe rritjen e zhvillimin gradualisht të saj.
U blenë dhe u ndërtuan rezervuar vaji si për depozitimin e lëndës së parë (vaj grexho) ashtu dhe për prodhimin e gatshëm.Në rezervuar inoksidabël me kapacitet depozitues rreth 4.000 ton vaj. Ndërsa për vajin e rafinuar kapaciteti depozitues është 800 ton.
Për të konkuruar me sukses në tregun e brendshëm në vitin 2003 shoqëria me ndihmën e fondit Grand të Qeveris Japoneze montoi dhe vuri në punë. Rafinerin e re moderne të vajit me kapacitet rafinues prej 30 ton vaj në ditë që prodhon vaj me tregues më cilësor me parametrat e komunitetit evropian duke konkuruar me sukses si prodhimin e vajit në vënd ashtu edhe atë që vjenë nga Importi.

Nga menaxhimi i mirë dhe cilësia shumë e mirë e vajit që rafinohet është shtuar nga dita në ditë shitja e vajit FIOL që rafinon e tregëton firma dhe në prespektiv të afërt lind nevoja për zgjerimin e dyfishimin e kapacitetit të rafinerisë për tu përgjigjur si kërkesave në rritje të tregut të brendshëm. Firma jonë sot plotëson rreth 30 % të nevojave të vendit me vaj ushqimor.
Për prespektivën firma ka vënë në gjëndje pune fabrikën për prodhimin e vajit grexho nga farërat bimore si ato të lulediellit. Që po mbështetet dhe nga  Departamenti Bujqësië i Qeverisë Amerikane për prodhimin në vend të farës lulediellit.

Me rritjen e shitjeve të prodhimit të vajit Fiol të firmës janë rritur të ardhurat financiare për të bërë të mundur si shlyerjen e kredisë, likujdimin në kohë të gjithë detyrimeve ndaj shtetit. Kjo firmë nga drejtimi dhe menaxhimi i mirë i veprimtarisë prodhuese dhe ekonomiko financiare të saj po rritet e zhvllohet vazhdimisht duke zgjeruar si kapacietet rafinuese të vajit, prodhimin e vajit grexho nga farërat bimore, hedhjen në treg të artikujve të rinj siç janë ushqimet e blegtorisë dhe në prespektivë edhe prodhimi i margarinës.

Sot “Vajra Bimore” prodhon vaj te rafinuar konfrom të gjithë treguesve të standarteve bashkohore.
Vaj të rafinuar të amballazhuar në shishe 1 litroshe, bidona 3 , 4, 5 litrosh, vaj sallate. Prodhon dhe amballazhon gjithashtu  vaj ulliri virgin te prodhuar ne Bunec Sarande.
Gjithashtu permendim dhe furrin e bukes ku prodhohen bukë të llojeve të ndryshme.
Për sa i perket moltove dhe corasanve prodhimi dhe hedhja në treg e tyre do të nisë së shpejti.



Vajra Bimore sh.a. FIOL
L. “Kryengritja e Fierit” Rr. “Ramiz Aranitasi” Fier/Albania
Tel & Fax: +355 (0) 34 239 57, +355 (0) 388 203 82
Mobil: +355 (0) 69 4072 131
info@vajrabimore.com marketing@vajrabimore.com
http://www.vajrabimore.com

© 2007 Të gjitha të drejtat e rezervuara. VAJRA BIMORE sh.a. "FIOL" Fier -Albania.
Home - Historiku - Produkte - Galeria - Teknologjia - Partneret - Kontakt
Built by BalkanHost.com